Seria e fitoreve ka marrë fund. Vllaznia ka bërë paqe kundër Teutës, teksa takimi i zhvilluar në Durrës është mbyllur në barazim pa gola. Ishte pikërisht një shkodran ai që ndali të pamposhturit e Superiores, megjithëse nuk ia doli t’i jepte disfatën e parë. Kuqeblutë e Brdariç vazhdojnë të mos e kenë shijuar ende shijen e humbjes, duke vijuar të mbetet ekipi me formën më të mirë dhe për t’u mundur deri në këto javë të para të sezonit.
Ndërkohë Edi Martini rezulton të jetë njeriu i sfidave të pamundura, duke ditur fare mirë si të ndalë ekipet më në formë. Diçka të tillë e bëri sezonin e shkuar me makinerinë Tirana të Egbosë, të cilës i tregoi se në kampionat ekziston edhe humbja, ndërsa një gjë të ngjashme e bëri edhe sot kundër Vllaznisë, së cilës pas 3 fitoreve radhë në Superiore dhe 2 të tjera në Kupë, i heq nga duart 2 pikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/