Një lojtar i madh nuk transformohet me çdo kusht edhe në një trajner të madh. Të paktën deri në këto momente këtë rast e dëshmon Kristian Panuçi. Ky i fundit jo vetëm që korri rezultate negative te kuqezinjtë, por prishi gjithë ambientin duke krijuar humorin më të keq në vitet e fundit te Kombëtarja. Por cila do të jetë detyra e radhës e Panuçit? Në një prononcim për mediat italiane, tekniku është shprehur se ka pasur një ftesë edhe nga Pep Guardiola.
“Puna ime pas Shqipërisë? Tani jam duke pritur propozimin e duhur. Pep Guardiola më ka ftuar mua te Manchester City që të ndjek stërvitjen, por nuk dua që të bëhemi shumë. Sigurisht që ai është një profesor. Kam një kohë të gjatë që nuk përshëndetem me Arrigo Sachi, por mesazhi i parë që mora kur pranova ftesën e Shqipërisë ishte prej tij. Flas ende me Luciano Spaletin dhe përfshirë Marcelo Lipin”, ka thënë Panuci. /Sport Ekspres/