Hakan Calhanoglu është duke kaluar një moment kritik përsa i përket rinovimit me skuadrën e Milanit. Mesfushori turk ka kërkuar një rritje page gati dyfishin e asaj që fiton aktualisht, megjithatë nuk ka marë një përgjigje pozitive nga drejtuesit e kuqezinjve. Sipas gjasave, 26 vjeçari do të transferohet tek Manchester United me parametra zero, pasi në fund të qershorit i mbaron kontrata me Milanin.
Kërkesa e rritjes së pagës mesa duket e ka një motiv. Calhanoglu ka qenë deçiziv për skuadrën në shumë takime me gola dhe asiste. Në këtë sezon, mesfushori me numër 10 ka realizuar 27 pasime kyçe, një shifër që nuk e ka arritur asnjë lojtar tjetër në 5 ligat më të mira të Europës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/