“Hysaj është kapiteni im”, Reja i ngre figurën mbrojtësit shqiptar në Itali: Profesionist shembullor, e meriton rinovimin

Çështja e rinovimit të Elseid Hysajt me Napolin ende nuk është zgjidhur, pavarësisht se dukshëm mbrojtësi shqiptar ka pëlqimin e trajnerit Gatuzo. Sipas kreut të pankinës së Kombëtares kuqezi shkodrani e meriton rinovimin për shkak se është një profesionist për tu marrë shembull. Edi Reja ka folur për “Radio Kiss Kiss Napoli”, ku ka komentuar figurën e Elseid Hysajn, të cilin e konfirmon përtej Adriatikut si kapitenin e teij, pavarësisht se në ndeshet e fundit ishte Berisha ai që mbante shiritn në krah.

“Hysaj ka gjetur besimin. Mbase ai ishte shtyrë pak mënjanë nga Ançeloti, i cili mund të mendonte se nuk ishte i përshtatshëm. Hysaj është kapiteni im, me Gatuzon ai gjeti gjendjen më të mirë. Jam i lumtur që ai bëri mirë me Napolin dhe me ne. Më vjen keq që është infektuar me Covid, uroj që të kthehet së shpejti. Do të isha i kënaqur nëse Hysaj rinovonte me Napolin. Ai është një profesionist shembullor, e meriton rinovimin. Gjithmonë i pranishëm, i disponueshëm, i vëmendshëm. Një person i veçantë”, është shprehur Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *