E bujshme/ Gjicit i ndodh edhe një bojkot i ri te Kukësi, luan me të rinjtë në Superiore nëse nuk paguhen lojtarët

Pas gjithë bojkotit të bërë nga ana e futbollit shqiptar në tërësi për kthimin e vëmendjes nga ana e Qeverisë te ky sport, që do të përmirësonte së tepërmi anën financiare dhe njëkohësisht do të ndikonte në zhvillimin e saj, një tjetër problem ka lindur te Kukësi.

“Procesi Sportiv” ka raportuar se te verilindorët kanë bojkotuar stërvitjen për shkakun e pagave që nuk janë marrë ende nga ana e futbollistëve. Nëse kjo gjendje do të vazhdojë deri të shtunën, atëherë ekipi do të futet me të rinjtë në fushën e lojës. Kjo situatë e vështirëson më tepër gjendjen te Kukësi, ndërsa Gjici duhet të zgjidh gjithçka në harkun kohor të shkurtër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *