Shpresat e Shqipërisë luajnë sot ndeshjen e fundit e kualifikueseve për Europianin 2021. Kuqezinjtë e vegjël kanë udhëtuar drejt Anglisë, ku pas pak kohe do të zbresin në fushën e lojës me misionin e vetëm 3 pikët. “Tre luanët” i kanë mbyllur llogaritë në këtë grup, teksa e kanë siguruar kualifikimin dhe ndaj Kombëtares sonë luajnë pa objektiv.
Në anën tjetër një fitore mund t’i dërgojë djemtë e Alban Bushit në vendin e dytë në renditje. Formacionet zyrtare të të dyja Kombëtareve janë bërë publike, ndërsa në 11-shen e kuqezinjve vihen re edhe ndryshime. Në portë nuk gjendet më i përhershmi Selmani dhe vendin e tij brenda katërkëndëshit e ka zënë Molla. Gjithashtu në fushë nga minuta e parë do të jetë edhe Dobra, ndërsa në sulm gjendet edhe një talent si Bullari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/