Ironia me blerjen e avionit i kushton shtrenjtë! Lacio nuk fal lojtarin, rrogës së pa dhënë i shtohet edhe një gjobë

Luiz Alberto turbulloi ujrat në klubin e Lacios dhe shkak u bë avioni privat i klubit i blerë nga presidenti Lotito. Gjatë promovimit të Boeing 737 në rrjetet sociale, lojtari gjeti momentin të bënte ironi, duke i kujtuar klubit se kishte ende rroga të papaguara për futbollistët e vetë.

Ky reagim mori një vëmendje të gjerë në mediat italiane dhe jo vetëm, duke bërë që te Lacio të hidhen në aksion dhe të ndërmarrin masa për spanjollin. Klubi bardhekaltër ka vendosur të mos e falë lojtarin, që tashmë përpos rrogës së pa marrë ende, i duhet t’i paguajë arkave të Lacios edhe një gjobë prej 50 mijë eurosh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *