Shqipëria i ka bërë “detyrat e shtëpisë” ndaj Kazakistanit teksa arritën që të fitonin në shifrat 3-1. Kuqezinjtë morën tre pikë me shumë vlera për të shkuar drejt vendit të parë në grup, ndërsa gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve. Ndërkohë trajneri i kazakëve, Bilek, është shprehur në përfundimin e takimin me kuqezinjtë se kundërshtari tregoi një futboll kualitativ.
“Ne kemi humbur 1-3 dhe kemi pësuar tre gola nga goditjet e lira. Në pjesën e dytë ne kishim mundësitë tona me Suyumbayev dhe Vorogovsky. Nëse do të ngushtim ngushtuar diferencat në 3-2 do të kishim ende shanse. Shqipëria tregoi një futboll kualitativ. Ata kanë luajtur mirë, duke u kombinuar dhe luajtën shpejtë. Kanë sulmues të mirë, që e mbanin topin në mënyrën e duhur. Është mëkat që nuk e menaxhuam më mirë ndeshjen për të marrë një rezultat më të mirë”, u shpreh Bilek. /Sport Ekspres/