Shqipëria ka rigjetur fitoren në Ligën e Kombeve. Ngërçi i golave tashmë ka marrë fund, teksa kuqezinjtë kanë shënuar 3 herë në portën e Kazakistanit, ndërsa këta të fundit shënuan vetëm njëherë. Me këto tre pikë të marra mbrëmjen e sotme Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja shkon më e sigurt në ndeshjen e radhës kundër Bjellorusisë, ku do të kërkojë me ngulm vendin e parë në grup. Në përfundim të 90 minutave, protagonistët e takimit kanë dhënë prononcimin e tyre për “Supersport”.
“Si sot asnjëherë. Të them të drejtën ishte një moment që mund ta menaxhonim më mirë lojën. Ai gol e ndryshoi pak iniciativën. Gjëra që ndodhin. Do ishte problem për cdo portier ai. Goditja ishte shumë e mirë. Topi mori një trajoktore tjetër dhe të kthehesha në anën tjetër ishte e pamundur. Gjuajtja ishte shumë e fortë dhe ndodhi gjithcka shumë shpejt. Pas atij goli nuk kanë bërë asgjë më shumë, nuk kanë krijuar ndonjë rast. Te ne nuk ka asnjë problem me Hysajn. Është një lojtar dhe shoku im më i mirë“, ka thënë Etrit Berisha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/