Bernard Shaland vijon ende betejën me Covid-19, teksa ka rezultuar sërish pozitiv edhe pas testit të dytë, përgjigjen e të cilit e ka marrë ditën e sotme. Izolimi nuk bën për një njeri si trajneri zvicerian, që vendin e ka pranë fushës dhe lojtarëve, ku jo pak tërheq vëmendjen me entuziazmin dhe mënyrën e përjetimit të ndeshjeve.
Në një intervistë të dhënë për mediat helvete, Shaland ka treguar se si po e kalon këtë periudhë vetëkarantinimi prej Koronavitusit. Kreu i pankinës së Kosovës tregon se futbollistët e çmendin shpesh, por tashmë kanë filluar t’i mungojnë, ndërsa më tej shpreh gjithë ndjenjat që përjeton në këtë moment.
“Nuk mund ta mohoj, nuk ndihem mirë. Fizikisht, lodhje e lehtë, por sigurisht asgjë serioze. Mendërisht është një histori tjetër. Imagjinoni, një trajner i prerë nga lojtarët e tij, i vendosur në një dhomë hoteli, një kafaz i artë me pamje nga deti, asnjë komunikim me ndihmësit e mi përveç telefonit ose videokonferencës. Shpesh më çmendin, por tani më mungojnë.
Frustrimi, inati, ndjenja e padobishmërisë, steriliteti, joefektiviteti, me pak fjalë, asgjë! Dhe kur, para ekranit tim, shoh ekipin tim në vështirësi duke humbur kundër vëllait të madh rival shqiptar, më vjen të bërtas, “O zemërim, o dëshpërim“! Prandaj, a kam jetuar kaq gjatë vetëm për këtë turp?”, ka thënë Shaland, raporton “IndeksOnline“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/