VIDEO/ Çfarë dhurate nga Turqia, përmbysin çmendurisht në fund Austrinë dhe ndezin ëndrrën e kuqezinjve të Bushit

Ajo që në fillim dukej e deri diku e pamundur, tashmë po vjen gjithnjë e më pranë për kuqezintjë e Alban Bushit. Shpresat e Shqipërisë janë vetëm 1 pikë larg vendit të dytë dhe për këtë një falenderim shkon edhe për Turqinë. Kjo e fundit ka mposhtur Austrinë U-21 mbrëmjen e sotme me shifrat 3-2.

Austriakët e vëgjël gjetën të parët rrugën e rrjetës në minutën e 36, por surpriza ishte rezervuar në fraksionin e dytë të lojës. Në fillim në minutën e 65 dhe më pas në të 81-tën, Halil Dervishoglu përmbys shifrat e takimit. Megjithatë minutat shtesë janë çmenduri më vete në këtë përballje. Austriakët barazojnë në të 90-tën, por vetëm 120 sekonda zgjat festa, pasi Dervishoglu është në mbrëmjen e tij më të mirë dhe bën çmendurinë duke i dhënë 3 pikët Kombëtares së tij.

Çfarë dhurate kjo nga Turqia, pasi tashmë ëndrra e kuqezinjve për kualifikim në Euro 2021 është ndezur më shumë se kurrë. Shpresat e Alban Bushit janë duke udhëhequr në “Fadil Vokrri“ kundër bashkëmoshatarëve të Kosovës dhe një fitore në përfundim të 90 minutave do e dërgojnë në vetëm 1 pikë larg Austrisë U-21. Kjo do ta mbante ankthin deri në ndeshjen e fundit, ku do të vulosej gjithçka, me Shqipërinë që përballet kundër Anglisë dhe Austria luan kundër Moldavisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *