Dy humbje rresht te bardheblutë kanë shkaktuar një tërmet të vërtetë në pankinën e Egbosë. Ai eliminim i sotëm nga Kupa e Shqipërisë përballë Korabit nuk është përtypur aspak nga klubi i Tiranës, që vetëm pak orë më pas zyrtarizojnë shkarkimin e trajnerit të tyre. Sezonin e shkuar e mori Tiranën nga zona e ftohtë e mbijetesës për ta shpallur kampion, por këtë edicion të ri ka rezistuar vetëm pak ndeshje në krye të pankinës.
Ky vendim i klubit ka nxitur edhe reagimin e tifozëve, të cilët nuk ndajnë të njëjtin mendim me drejtuesit e klubit. Mbështetësit bardheblu kanë vërshuar me komente në faqen zyrtare të Tiranës, ku e konsiderojnë një turp largimin e një trajneri si Egbo, duke theksuar faktin se ktheu titullin kampion në kampion e tyre pas 11 vitesh pritjeje. Ndërkohë kritikat më të mëdha shkojnë për mungesën e merkatos nga ana e klubit, si dhe ndryshimin e stafit drejtues, duke nisur që nga Arb Laçi e deri tani te Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/