Gabimet e arbitrave janë gjithnjë një temë e nxehtë në Itali. Ndonjëherë gjyqtarët në Serie A rrëmbejnë skenën pas ndeshjeve, duke u bërë më protagonist se vetë lojtarët. Juventusi gjithnjë është akuzuar si “i përkëdheluri” i Federatës dhe arbitrave, por këto javë të para në elitën e futbollit italian flasin ndryshe.
“Calciomercato.com” ka publikuar gabimet më të mëdha të arbitrave për 7 javët e para. Në klasifikimin e më të favorizuarëve vërehet se gjyqtarët janë treguar më “bujar” me Milanin, me 3 vendime pro dhe 1 kundër. Juventusi në këtë listë e gjen veten me një vendim në favor dhe po aq kundër, ndërsa ata që kanë vuajtur më tepër gabimet e arbitrave deri më tani janë lojtarët e Interit, teksa zikaltrit kanë marrë 3 vendime kundër dhe asnjë në favor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
AC Milan 3-1 (+2)
Lazio 2-0 (+2)
Benevento 3-1 (+2)
Parma 2-0 (+2)
Napoli 2 – 1 (+1)
Crotone 1-0 (+1)
Verona 1-0 (+1 )
Juventus 1 – 1 (0)
Udinese 1 – 1 (0)
Atalanta 0 – 0 (0)
Cagliari 0 – 0 (0)
Fiorentina 0 – 0 (0)
Genoa 0 – 0 (0)
Spezia 0 – 0 (0 )
Bologna 0-1 (-1)
Sampdoria 0-1 (-1)
Sassuolo 0-2 (-2)
Torino 0-2 (-2)
Roma 1-3 (-2)
Inter 0-3 (- 3).