Autoritetet Lokale të Shëndetësisë në Itali kanë bllokuar ardhjen e Marash Kumbullës në Shqipëri. Xheko ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe kjo ka bërë që në Romë të mos lejojnë asnjë lojtar të verdhekuqve të largohet në grumbullim me Kombëtaren.
Kjo ka sjellë dhimbje koke për trajnerin Reja, që duket se e do me çdo kusht talentin shqiptar për duelet e radhës. Shqipëria luan 2 përballjet e fundit në Ligën e Kombeve dhe aty tekniku italian synon pikë të plota për të përfunduar në vendin e parë në grup.
Për këtë arsye “Tuttomercatoweb“ ka zbuluar se FSHF-ja është bisedime intensive me Autoritetet Lokale të Shëndetësisë në Romë që të japin dritën jeshile për mbrojtësin kuqezi dhe për këtë janë gati të garantojnë siguri të plotë duke vënë në dispozicion një avion privat për të kryer fluturimin e Kumbullës drejt Tiranës. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë fjala e fundit nga Italia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/