“Shqiponja ishte emocion i pastër, nuk ka të bëjë me Zvicrën”, Xhaka: Nuk e keni idenë sa presion kishim ndaj Serbisë

Granit Xhaka bëri krenar të gjithë shqiptarët dy vite më parë, atëherë kur tundi rrjetën e Serbisë në Botërorin Rusi 2018 dhe më pas festoi me simbolin kombëtar të shqiponjës me dy krerë. Një gjest të cilin e bëri më pas edhe Shaqiri, ndërsa as kapiteni Lihtshtajner nuk u përmbajt dot dhe iu bashkua dyshes shqiptare.

Ky gjest shkaktoi shumë polemika për Granit Xhakën në atë kohë dhe madje u dënua me gjobë nga Federata e Zvicrës. Ndërkohë mesfushori që udhëheq Kombëtaren e helvetëve ka dhënë një intervitë të gjatë për “NZZ am Sontag”, ku i rikthehet pas atij momenti, që e cilëson si një emocion të pastër që nuk ka të bëjë me Zvicrën. Xhaka shton se ky gjest e ka ngrënë përbrenda, teksa u kthye në çështjen kryesore nga tifozët dhe ekipi kombëtar, ndërsa vetë lojtarët nuk u lejuan të shpjegoheshin për veprimet e tyre.

“Nëse shqiponja me dy krerë është origjina, atëherë mund ta them sinqerisht dhe me ndershmëri se shqiponja me dy kokë nuk ka të bëjë asgjë me Zvicrën. Ajo ishte një emocion i pastër. Nëse nuk ishe atje nuk ia kishe idenë se sa shumë presion kishim në ndeshjen kundër Serbisë. Filluan të na vërshëllenin që kur po luhej himni kombëtar. E kuptoj se shqiponja me dy kokë ishte një çështje e madhe.

Tema e saj më pothuajse më hëngri përbrenda, sespe nuk u lejova të thoja se çfarë po ndjeja në ato momente. Imazhi që njerëzit kishin krijuar për mua si një person, si Granit, por gjithashtu si një lojtar i Kombëtares ndryshoi tërësisht në sekondë. Thjesht për shkak të një gjesti. Nuk na u dha rasti të shpjegojnim në mënyrën e duhur në botën e jashtme përse e bëmë. Pas ndeshjes me Suedinë isha thuajse i gëzuar, nëse eliminoheshim do të shkonim në shtëpi dhe do të ndryshonim temë. Ishte gjithçka për shqiponjën me dy koka”, është rrëfyer Granit Xhaka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *