Tërhoqi vëmendje me deklaratën e tij, ish-lojtari i Interit: Po t’i thoja unë fjalët e Kontes, do më kishin qëlluar

Një ish-lojtar i zikaltërve ka folur për “Radio Sportiva” për sezonin e Interit, si dhe ka komentuar mbi deklaratën e djeshme të Antonio Kontes që tërhoqi jo pak vëmendje. Trajneri i skuadrës italiane do të përgjigjej për kritikat se ekipi i tij nuk ka furi me frazën: “Ata që thonë këto fjalë të heqin verën nga tavolina, madje edhe likerin”. Valter Zenga është shprehur se nëse këto fjalë do të kishin dalë nga goja e tij, atëherë do e kishin qëlluar.

“Nëse do të kisha thënë fjalët që Konte tha do të më qëllonin. ‘Hiq verën’ është një frazë që të lë kohën për ta gjetur. Unë tashmë thashë vitin e kaluar duke folur me Antonio se ai duhet të vazhdojë rrugën e tij, pa polemikë.

Të gjithë do të dëshironin të fitonin, por presionet që një ekip si Interi ka janë të ndryshme nga ekipet e tjera. Rezultatet mund të shihen në fund, të kesh një barazim në shtëpi me Atalantan nuk është keq. Ka raste kur prodhon shumë dhe mbledh shumë pak. Ekipi ju kënaq, por për detaje nuk fiton. Atëherë ju duhet vetëm një pikë kthese, siç ndodhi vitin e kaluar me Atalantan në grupin e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Valter Zenga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *