Ilir Meta vazhdon që të kthejë kokën edhe nga futbolli, ndërsa prej kohësh po vazhdohet me dekorimin e figurave të shquara që i kanë dhënë shumë sportit shqiptar. Këtë herë ishte radha e personaliteteve legjendare të Tiranës që janë vlerësuar me meritë nga ana e presidentit të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për shtatë emrat e njohur si Osman Mema, Bedri Omuri, Mirel Josa, Edmond Gëzdari, Artur Lekbello, Krenar Alimehmeti dhe Millan Baçi. Ceremonia ka nisur me një duartrokitje të madhe për Artur Lekbellon që nuk mund të ishte i pranishëm në këtë organizim për shkak të problemeve shëndetsore. Ndërkohë në fjalën e tij Meta u shpreh se këto figura janë krenaria e Tiranës dhe njëkohësisht se flitet për një klub që i ka dhënë shumë futbollit tonë. /Sport Ekspres/