Superiorja ka zhvilluar pjesën më të madhe të ndeshjeve për javën e dytë, atje ku Teuta ka mundur sërish Tiranën 0-1. Trajneri Martini i ka gjetur çelësin bardhebluve pasi i ka mundur në katër ndeshjet e fundit. Nga ana tjetër Daja që drejton Partizani ka marrë fitoren ndaj Kukësit, ndërsa në barazim janë ndalur Apolonia-Bylis dhe Laçi-Kastrioti. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:
Martini (Teuta): “Me rëndësi janë pikët dhe më vjen keq për atë që ndodhi ndaj Skënderbeut. Me Tiranën ishte dy herë më e rëndësishme pasi luanim kundër kampionëve. Ky ekip di të vuajë dhe të krijojë rrezikshmëri. Sot arritëm që ta nervozonim rivalin dhe bëmë shumë mirë në ndeshje. Kemi afruar lojtarë me cilësi, do të jetë një luftë e ashpër për titullin, por ne jemi aty. Bregu është një lojtar për Teutën kampion. Ka njerëz që gjuajnë me gur dhe ne do të bëjmë murin me ato gurët që na gjuajnë”.
Dovedan (Bylis): “Arbitrat na kanë penalizuar dhe nuk e dimë arsyen ndaj Laçit. Ndërsa sot ne pësojmë dy gola në mënyrë të pashpjegueshme. Duhet të gjejmë edhe një sulmues, por sot shyqyr që Ndreca shënoi dy gola”.