Ndaj Skënderbeut luhet vetëm për fitore, Xhaferi i vendos premio Vllaznisë

Vllaznia ka hyrë me synime të qarta në këtë sezon të ri. Sponsori Xhaferi e ka theksuar disa herë se që këtë vit pritet ringritja e skuadrës shkodrave. Shumë investime të bëra në klub, duke nisur që nga stafi drejtues e deri te lojtarët, të cilat treguan sinjale pozitive në takimin e parë kundër Apolonisë.

Por në Shkodër duan që kjo seri fitoresh të mos ndalet, prandaj një të tillë e kërkojnë edhe ndaj Skënderbeut ditën e nesërme. E për të motivuar skuadrën që t’ja arrijë këtij qëllimi ka menduar sponsori Alban Xhaferi. Një premio për “kokën“ e Skënderbeut është mënyra e zgjedhur për të nxitur lojtarët të largohen me 3 pikë nga Korça, ndërsa mësohet se shuma që do të shpërndahet në rast suksesi është 5 milionë lekë të vjetra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *