Kartoni i verdhë më i çuditshëm merret nga Luis Suarez, po e shikonte vetë VAR-in

Dueli i vlefshëm për Champions League mes Lokomotivës së Moskës dhe Atletikos së Madridit ka sjellë një episod të veçantë gjatë pjesës së parë. Kartoni i verdhë më i çuditshëm në histori merret në këtë takim dhe tregohet përpara fytyrës së Luis Suarezit. Arsyeja? Po shihte VAR-in së bashku me arbitrin.

Në minutën e 23-të, rusët pretendojnë një penallti në zonën e Atletikos. Gjyqtari ka qenë i mendimit se gjithçka ishte e rregullt, por është VAR-i ai që ndërhyn në kufjet e tij. Për këtë arsye arbitri kryesor i takimit shkon të shohë pamjet në monitor, por pas tij në atë moment qendronte edhe Luis Suarez, i cili nuk ishte aspak dakort për një 11 metërsh. Gjyqtari nuk është kursyer në këtë rast dhe menjëherë i tregon uruguajanit kartonin e verdhë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *