Zvicra është territori i tij. Shkëlzen Gashi është i papërmbajtshëm këtë sezon, ku nuk di të ndalet me golat e tij. Me 32 vite mbi supe dhe 1 vit pa luajtur në fushën e lojës nuk e pengojnë aspak sulmuesin shqiptar të jetë një makth për mbrojtjen kundërshtare. Gashi ka tundur sërish rrjetën mbrëmjen e sotme, ku e ka dërguar skuadrën e tij në pushimin mes pjesëve në një barazim.
Arau është duke barazuar 1-1 kundër Kriensit në Ligën e Dytë zvicerane pas përfundimit të 45 minutave të para. Goli për Araun ka ardhur pikërisht ka ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, që me një gjysmë roveshatë shënon golin e 5 në 7 ndeshje të luajtura me ekipin e tij për këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/