Ja se kur do e njohi Vllaznia rivalin tjetër, Gjini futet në historinë e Champions League

Një dramë që përfundoi me lot gëzimi ishte ndeshja e sotme për ekipin e femrave të Vllaznisë. Shkodranet ngritën emrin e futbollit shqiptar, teksa eliminuan skuadrën turke të ALG Spor nga Champions League. Një sfidë që zgjati 120 minuta dhe përfundoi me shifrat 3-3, por që në fund ruleta e penalltive foli shqip.

Një ditë e shënuar kjo e sotmja për Gjinin, e cila hyn në histori me golin e saj. Lojtarja kuqeblu gjeti rrjetën që në minutën e 7 të takimit duke realizuar kështu golin e parë për këtë sezon në Champions League. Gjithashtu, më pas do të shtynte topin edhe njëherë tjetër gjatë përballjes.

Vllaznia kalon kështu turin e parë kualifikue të kompeticionit më madhor për klube, ndërsa për të mësuar kundërshtarët e radhës i duhet të presi edhe 3 ditë. Në datën 6 nëntor mbahet në Nion të Zvicrës shorti për raundin e dytë kualifikues të Champions League për femra, ku skuadra shkodrane do të njihet me sfidën e radhës që i pret./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *