Më në fund/ Myrto Uzuni fiton ndeshjen me pandeminë, kthehet në stërvitje dhe siguron Juventusin

Nga Klaudio Ndreca

Më në fund! Një lajm i mirë vjen sa i përket sulmuesit shqiptar Myrto Uzuni. Ky i fundit ishte protagonisti kryesor që Ferencvaroshi të mbërrinte në grupet e “Champions League”, por do të merrte njoftimin e padëshiruar përpara ndeshjeve të para. I infektuar nga pandemia COVID-19, Uzuni nuk kishte mundësinë për të qenë pjesë e dy ndeshjeve të para kundër Barcelonës dhe Dinamos së Kievit.

Një tjetër mungesë do të jetë edhe në përballjen e nesërme kundër Juventusit, ashtu siç raportojnë mediat në Hungari. Megjithatë një postim i minutave të fundit që ka mbërritur nga vetë lojtari tregon se ka mposhtur COVID-19 dhe është kthyer për t’u stërvitur në fushën e blertë. Kjo do të thotë se prezenca e këtij lojtari është e garantuar në përballjen e radhës të Ferencvarosh, e cila do të jetë në fundin e nëntorit sërish kundër Juventusit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *