“Rinovimi? E lëmë fare”, Gatuzo flet për të ardhmen: Si te Milani, sa herë flas për rinovimin…

Napoli është befasuar nga Sasuolo në ndeshjen e sotme, teksa ka humbur në “San Paolo” me shifrat 0-2. Xhenaro Gatuzo ka folur për mikrofonin e “Sky Sport” pas përfundimit të ndeshjes, ku ka komentuar takimin e zhvilluar nga skuadra e tij.

“Kemi pasur shumë mundësi nga të cilat nuk kemi përfituar. Mendoj se mund të kishim bërë më tepër, humbja është aty. Kontakti me Osimhen? Nuk kemi pse të pyesim veten nëse ishte apo jo penallti. Kështu e pa arbitri. Nuk na takon ne të gjykojmë arbitrat.

Mua më duhet të gjykoj paraqitjen e skuadrës. Sasuolo është një ekip që të bën të vraposh shumë, sepse driblojnë shumë mirë. Duhet të jemi të qendrueshëm dhe jo naivë. Nuk duhet të dëgjojmë thashethemet për luftën për titull. Duhet të mendojmë të përfundojmë në top 4-she”, ka thënë Gatuzo.

Rinovimi i kontratës së tij me Napolin është përfolur së tepërmi kohët e fundit, teksa thuhet se akordi mes palëve është arritur. I pyetur në lidhje me këtë çështjë, Xhenaro Gatuzo ka zgjedhur të përgjigjet në këtë mënyrë: “Sa herë që flas për rinovimin nuk fitoj. Si te Milani. Le ta lëmë fare”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *