Një rezultat zhgënjyes ka marrë Barcelona në mbrëmjen e djeshme atje ku u barazua në shifrat 1-1 ndaj Alavesh. Në minutën e 78 do të aktivizohej Braithwate në vendin e Ansu Fatit.
Por sulmuesi katalanas në momentin që gjigandët e La Liga-s ishin prezent më shumë se kurrë në portën kundërshtare, rezultoi sërish si dështim.
Vetëm një pasim ka dhënë në minutat e aktivizuara, madje edhe në atë rast ka qenë pasim i shkurtër. Braithwate ishte afrimi pas merkatos së janarit për të bllokuar aktivizimin e Rei Manajt në ekip të parë. /Sport Ekspres/