Pas një pauze të gjatë të për shkak të mos gjetjes së gjuhës së përbashkët mes klubeve dhe qeverisë, futbolli shqiptar rikkthehet përsëri. Në datën 4 do te luhet supersfida mes Tiranës dhe Kukësit. Kjo nuk është një sfidë si gjithë të tjerat, por një përballje mes kampiones dhe nënkampiones së Shqipërisë. Në kampin e Tiranës do të mungojnë dy lojtarë, Torasa dhe Batha të cilët ishin faktorët kryesorë në fitimin e titullir kampion të kryeqytetasve. Arsyeja e mosthirrjes së tyrë është se ata janë të dënuar nga federata për sjellje jo të hijshme.
Vendimi i komisionit të disiplinës për të dy lojtarët: “1.Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. 2. Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.”
Gjithashtu edhe Kale do të mungojë në këtë ndeshje përshkak së pësoi një dëmtim serioz në shpatull. Ndërkohë Disiplina i ka hequr mundësinë e debutimit edhe afrimit më të ri të Bylisit, Laval, i cili për shkak të goditjes së kundërshtarit me shkelm është dënuar me 5 ndeshje pezullim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/