E bujshme/ E konfirmon UEFA! Shqipëria luan kundër Kosovës, Reja dhe Shaland do të përballen në nëntor

Shqipëria do të luajë dy takimet e fundit për Ligën e Kombeve në muajin nëntor, atje ku qëllimi kryesor për trajnerin Reja është grumbullimi i gjashtë pikëve, për të dalë në vendin e parë. Ndërkohë një tjetër ndeshje e veçantë është përgatitur për këtë muaj.

Sipas asaj që raporton UEFA, tashmë është mbyllur marrëveshja për të zhvilluar një vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas të gjitha gjasave kjo miqësore do të luhet në datën 11 nëntor, ndërkohë që ende nuk ka një zbardhje të orarit. Gjithashtu në njoftim theksohet se përballja do të luhet në “Elbasan Arena”.  Ajo që pritet tanimë është konfirmimi i këtij takimi nga ana e dy Federatave të Futbollit, për të mësuar edhe orarin e saktë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *