“Erdhën nga Shqipëria dhe ishin mosbesues”, arbitri tregon çmendurinë e ndeshjes 6-6: Nuk ndodh as në futboll amator

Arbitri holandez Denis Higler ka gjykuar ndeshjen më të çmendur të karrierës së tij. Si të ishte në një futboll amator, por në fakt flitej për një përballje e vlefshme për turin e dytë të “Europa Leauge”. E për më tepër si protagoniste në të ishte Steaua e Bukureshtit, ekipi i njohur rumun. Këta të fundit kishin udhëtuar në Serbi për t’u ndeshur ndaj Backa Topola, e cila arriti në vendin e katërt gjatë sezonit të fundit.

Kjo përballje ka përfunduar në shifrat 6-6 pas 120 minutash loje, duke u vendosur në pikën e bardhë të penalltive. Atje do të vinte edhe eliminimi i skuadrës serbe, por pikësëpari ishte arbitri holandez që nuk i besonte syve për atë që po ndodhte dhe duhej të drejtonte.

“Nuk besoj se e kam përjetuar një ndeshje të tillë që përfundon 6-6 as në kohën kur isha arbitër amator”. Kur takimi ishte në shifrat 5-6 dhe Backa Topola ishte me 2 lojtarë më pak për shkak të kartonëve të kuq, do të vinte papritur edhe goli i barazimit në minutën e 117 nga Tomanovic.

Në një moment arbitri kryesor shkoi edhe pranë kolegëve të tij: “Unë i thashë atyre se nëse do ua tregojmë në shtëpi këtë që ndodhi, nuk do ta besojnë. Kjo vlen edhe për të tjetër. Përshembull, arbitri Jochem Kamphuis ishte në Shqipëri pasi drejtoi Laçi-Hapoel Beer Sheva. Menjëherë pyetja e parë që na bënë kur u takuam ishte: “Po çfarë ndodhi me ju?”, duke treguar mosbesim. Kam marrë shumë mesazhe në telefonin tim pas kësaj”, u shpreh Higler. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *