Young Boys ka luajtur në ditën e djeshme përballë Zurich duke fituar në shifrat 2-1. Vendasit ia dolën me përmbysje në këtë takim pasi e pësuan golin e parë në minutën e 5. Benjamin Kololli do të trondiste portën e Young Boys me një goditje të fuqishme, duke mos i lënë asnjë shans portierit për të reaguar.
Por edhe në këtë sezon të ri ka nisur të vazhdojë e njëjta melodi. Young Boysi ka tre vite radhazi që po fiton kampionatin në Zvicër dhe i përmbys lehtësisht rezultatin çdo kundërshtari. Kjo do të jetë skuadra e cila do të ndeshet me Tiranën me biletën që të jep grupet e “Europa League”. /Sport Ekspres/