Do të ketë kundër “bishën” që krijoi, trajneri i Veronës: Kumbulla i mungonte Romës

Ironia e fatit, Marash Kumbulla do të debutojë kundër Veronës. Mbrojtësi shqiptar do të luajë ndaj ish-ekipit të tij duke kërkuar t’i prish planet e trajnerit Juriç që formojë “bishën e mbrojtjes”.

Përpara nisjes së ndeshjes, tekniku i Veronës kishte vlerësime për Kumbullën duke e cilësuar si elementin që i mungonte Romës.

“E kemi analizuar kundërshtarin tonë. Ata janë të mirë. Kanë marrë në prapavijë Kumbullën, lojtarin që në fakt atyre u mungonte. Sa i përket sulmuesit, vjen Milik apo luan Dzeko, për ne nuk ka shumë ndryshim”, u shpreh Juriç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *