“Me Kombëtaren U21 ëndërrojmë kualifikimin”, Muçi tregon peshën e titullarit te Tirana: Ndjej përgjegjësi, dua të kënaq trajnerin

Një sezon ëndrrash ishte ai që përfundoi për Ernest Muçin. Një talent që nëse mban ritmin e treguar pritet të jetë e ardhmja e sulmit kuqezi. Lojtari i dalë nga akademia e Tiranës diti të shfrytëzojë në perfeksion minutat e dhëna, ku pak i mjaftonte për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Sezonin e kaluar shijoi trofeun e parë me ngjyrat bardheblu, ndërsa puna e mrekullueshme u shpërblye me një ftesë nga Kombëtarja U21. Një debutim nga ku Muçi mori më të mirën e mundshme, teksa tundi 2 herë rrjetën e Austrisë. Në një prononcim për “Supersport” sulmuesi i Tiranës ka folur rreth Kombëtares dhe klubit të tij.

“Kam gati dy vite e gjysmë tre që po mundohem të jap më të mirën. Shpresoj të fitoj sa më shumë minuta dhe të luaj në formacion. Sa i përket Kombëtares U-21 jam shumë shumë i lumtur që shënova në debutim dhe arritëm të merrnim gjashtë pikë në dy ndeshje, të cilat na japin mundësi që të ëndërrojmë kualifikimin.

Ndiej përgjegjësi te Tirana, përderisa luaj në sulm, pasi nga ky repart duhet të vijnë golat dhe asistet. Shpresoj të jap më të mirën dhe drejtuesit e trajneri të jenë të kënaqur me mua.

Shtyrja e kampionatit të them të drejtën mendoj se na favorizon, sepse kemi më shumë kohë për t’u stërvitur për ndeshjet e Europës si dhe për kampionatin”, ka thënë Ernest Muçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *