E BUJSHME/ Vendimi shokues në Turqi! Trajneri jep dorëheqjen, vetëm se u transferua Sokol Cikalleshi

Nga Klaudio Ndreca

Një vendim shokues ka ardhur në Turqi kur kampionati i ri sapo ka nisur në këtë vend. Sokol Cikalleshi ka bërë një hap përpara në karrierë teksa iu bashkua Konyasporit, një skuadër kjo që ndodhet në elitë, për të lënë kështu kategorinë më poshtë ku luajti në sezonin e fundit. Por kjo do të sillte në mënyrë të papritur edhe largimin e trajnerit Bulent Korkmaz. Ky i fundit nuk kishte asnjë arsye tjetër për të dhënë dorëheqjen pak ditë para nisjes së kampionatit, ndërsa përgatitur gjithçka për këtë sezon.

Menjëherë pas zyrtarizimit të Cikalleshit të Konyaspor erdhi edhe deklarata ku njoftohen tifozët për dorëheqjen. Megjithëse nuk përmend emër konkret, trajneri i ekipit turk lë të kuptohet qartësisht se transferimi i sulmuesit shqiptar është bërë tërësisht pa dijeninë e tij, ashtu siç theksohet edhe në mediat turke.

“Unë kam arritur gjithçka në jetë vetëm duke luftuar dhe luftuar. Në karakterin tim kurrë nuk ka munguar lufta dhe mundimi. Nëse nuk e lash anijen në atë mjedis me stuhi dhe në periudhën e trazuar, edhe përse kisha shumë arsye për t’u justifikuar, kur ky ekip kishte rënë keqazi, ka shumë arsye se përse unë po e lë detyrën time tani pasi e solla anijen të sigurt.

Më e rëndësishmja nga këto arsye është se ne vendosëm së bashku për transferimet tona dhe deri tani kemi marrë Sehic, Cagiran, Eduok dhe Adil Demirbag së bashku. Problemi më i madh i vitit të kaluar dhe tani është transferimi pa pëlqimin apo dijeninë time. Do të doja që të falënderoja tifozët dhe të gjitha ata që dhanë gjithçka për këtë klub. Faleminderit Konyaspor”, shkruan Korkmaz, vetëm pak kohë pas zyrtarizimit të Cikalleshit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *