Përpara ndeshjes me Wolfsburgun, Kukësi zyrtarizon mbrojtësin e Shqipërisë

Kukësi ka zyrtarizuar një afrim të bujshëm në orët e fundit teksa në organikën e verilindorëve do të jetë edhe Besir Demiri. Një emër i njohur për tifozët shqiptarë pasi ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë, ku fillimisht u mendua si zëvendësuesi ideal për Ansi Agollin.

Megjithatë te kuqezinjtë nuk do të kishte një vazhdimësi sa i përket thirrjes dhe ftesave nga ana e Kombëtares. Demiri pritet të shtojë më tepër cilësitë e Kukësit, ndërsa do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen me Ëolfsburgun. Zyrtarizimi ka ardhur nga faqa zyrtare e verilindorëve që tregojnë një kontratë 2-vjeçare të firmosur nga ana e mbrojtësi të majtë, që mund të alternohet edhe në mesfushë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *