Tashmë e konfirmon edhe Ferebahçe, Lazio është pranë firmës me Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka qenë një emër i nxehtë këtë verë. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me fanellën e Fenerbahçes, ku ka rënë në radarët e shumë klubeve elitare europiane. Megjithatë e ardhmja e tij duket gjithnjë e më pranë Lazios, e cila prej kohësh këmbëngul për shërbimet e lojtarti shtatlart.

Në mediat italiane transferimi i Muriqit në kryeqytet është një fakt i kryer, megjithëse klub turk do të mohonte të gjitha zërat disa kohë më parë. Megjithatë, skuadra nga Stambolli tashmë vjen me një tjetër njoftim, teksa konfirmon hapur se është në negociata me Lazion për transferimin e sulmuesit dardan.

Ky i fundit para disa ditësh do të thyente heshtjen, duke i thënë haptazi klubit se dëshiron të vishet bardhekaltër dhe të mbyllë sa më shpejt këtë kalim. Me sa duket Fenerbahçe i ka dëgjuar fjalët e Vedat Muriqit, që tani duket më shumë se kurrë pranë firmës me Lazion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *