Zyrtare/ Është afrimi i vitit për klubin e Milanit, një “Pirlo i ri“ vesh fanellën kuqezi

Tashmë është zyrtare. Sandro Tonali ka firmosur për Milanin. Një “Pirlo i ri“ vesh fanellën kuqezi për sezonin e ardhshëm, duke iu bashkuar “djajve” në formë huazimi nga Breshia me të drejtë blerje në përfundim të kontratës. Mesfushori i talentuar mund të quhet edhe përforcimi i vitit për Milanin, pasi është vetëm 20 vjeç dhe zotëron aftësi të jashtëzakonshme.

Tonali ka rënë në sy me skuadrën e Breshias, ku ka treguar potencialin e madh që mbart me vete, duke u kthyer në një nga emrat më të lakuar të merkatos. Jo vetëm pamja e jashtme, por edhe mënyra e lojës ka bërë që mesfushori të krahasohet shpesh me legjendën Adrea Pirlo.

Në luftë për Sandro Tonali kanë qenë Interi dhe Juventusi, por në fund talenti Italian bëri një zjgedhje krejt tjetër, duke dëgjuar edhe zemrën e tij, pasi është një tifoz i Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *