Festimi i Berishës u kthye në çështje, menaxheri i njohur i jep mesazh Shalandit: Shpresoj ta kesh kuptuar kush është

Bernard Berisha shënoi golin e vetëm të Kosovëns në mbrëmjen e djeshme, ku humbën me shifrat 1-2 kundër Greqisë. Një gjysmë-roveshatë spektakolare nga ana e ish-lojtarit të Skënderbetu, që në momentin e festimit nuk ka duruar dot. Gjesti i tij shkonte drejtpërdrejt për trajnerin Shaland, që nuk i ka dhënë hapësira futbollistit.

Një çështje kjo që ka hapur diskutim dhe ka tërhequr shumë vëmendje. Jashtë kësaj teme nuk qendron as menaxheri i Bernard Berishës. Shkumbin Qormemeti ka shpërndarë në rrjetin e tij social një foto të lojtari dardan, të shoqëruar me fjalët: “Shpresoj që trajneri Shaland ta ketë kuptuar se kush është Bernard Berisha”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *