E ardhmja e Marash Kumbullës është ende e mbetur pezull dhe vijon të dikutohet edhe tani. Mbrojtësi shqiptar është përfolur për nja largim të tijin nga Verona, ku shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Serie, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë klubeve të njohura të futbollit italian dhe atij europian.
Një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë presidenti i verdhebluve, i cili për “QS Sport” tregon se momentalisht në tryezën e tij janë shumë oferta nga skuadra elitare për Kumbullë. Madje e ngre në qiellin e shtatë talentin shqiptar, teksa shprehet se është një lojtar për një nga 10 klubet më të mira të botës.
“Kemi shumë oferta për të. Të gjitha janë nga klube elitare. Gjithnjë kemi besuar te Kumbulla, duke refuzuar oferta vërtetë të rëndësishme në kohën kur ai ishte pjesë e të rinjve. Nga mentaliteti ai djalë është për një nga 10 klubet më të mira të botës”, ka thënë Setti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/