Armando Broja do të vazhdonte që të ishte pjesë e Chelsea, të paktën edhe për këtë gjysmë sezoni të ri që do të fillojë në “Premier League”, por planet ndryshuan me afrimin e Timo Werner. Sulmuesi që shkëlqeu në Bundesligë kishte fituar interesimin e klubeve më të mira në Europë, por në fund zgjodhi të shkonte te Chelsea.
Atje do të zvogëlonte edhe më tepër mundësinë që Brojës t’i jepej besimi nga ana e Lampard dhe siç u shpreh vetë lojtari kuqezi, zgjodhi që të shkonte në huazim me Viteshen pikërisht për shkak të kësaj lëvizje. Ndërkohë e gjitha kjo mund të ishte evituar fare lehtë nëse Werner do t’i bindej telefonatës së Guardiolës, por kalimi te Manchester City nuk u realizua për shkakun se nuk dëshironte të ishte rezervë e Agueros. /Sport Ekspres/