“Roshi zgjidh ndeshjen, por nuk ndryshoj modulin”, Reja i jep shpresa Brojës: Më ka pëlqyer shumë, mund ta nisi titullar

Ajo ndeshje me Bjellorusinë është lënë pas krave dhe tani sytë e kuqezinjve janë hedhur te Lituania. Në “Air Albania” Kombëtarja shqitpare do të hyjë mbrëmjen e nesërme për të synuar triumfin e radhës, në mënyrë që të ecin nën hapat e duhur për objektivin e këtij viti në Ligën e Kombeve. Kapiteni Elseid Hysaj del përkrahë trajnerit Edi Reja në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë përpara ndeshjes, për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Nuk e di si do jetë gjendja e lojtarëve. Mund të bëj 4-5 ndryshime. Duyhet të jem shumë i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Lituania ka humbur ndeshjen e fundit, por zakonisht pas një ndeshje të humbur skuadra reagon shumë mirë dhe mund të na hapi shumë punë. Cikalleshi është i lodhur, ka një inflamacion. Për mbrojtjen nuk kam shqetësim. Nuk është se lodhen shumë. Kam edhe Mihajn që mund të jetë një kandidat për të luajtur.Edhe për pjesën e mesfushës, kemi Baren dhe Abrashin që janë lodhur shumë. Po shoh edhe aty për ndonjë ndryshim. Duhet të kem kujdes që mos të pësojnë dëmtime, do jem i kujdesshëm në zgjedhjet që do bëj.

Ka kënaqësi për rezultatin. Por rruga është e gjatë, nuk përfundoi në Bjellorusi. Mund të them që e kaluam menjëherë atë fazën e euforisë, sepse nuk duhet të bëjmë asnjë gabim. Nuk jam i kënaqur me sulmin ndaj Bjellorusisë. Kishim 9 muaj pa u takuar me njëri-tjetrin. Të bësh bashkë ekipin për 3 ditë është shumë e vështirë. Djemtë e treguan me çdo kusht se donin të fitonin. Bjellorusia ka lojtarë që kanë filluar kampionatin prej kohësh.

Roshi është një lojtar që zgjidh ndeshjen. Kam folur me gjithë lojtarët, sapo të futeni në fushë duhet të jepni maksimumin. Edhe nëse luani vetëm 5 minuta. Doja ta fusja titullar, por nuk mund të ndryshoj tani modulin. Ekipi është përshtatur me këtë modul. E kam provuar Roshin, por nëse bëj eksperimente të tilla mund të prishim ekuilibrat. Mund të jemi mirë në sulm, por do të prishim ekuilibrat në mbrojtje. Nuk është e lehtë të bëhen këto ndryshime.

Më vjen keq për Ismajlin dhe Ramadanin, nuk mund të rekuperohen për këto dy ndeshje. I kisha në planet e mia. Dua të kem 22 lojtarë për dy ndeshje. Kemi shumë lojtarë të rinj. Kam parë çekiçin, Laçin. Janë shumë mirë në stërvitje. Kam parë edh Brojën dhe çepelen. Duhet të shohim edhe për të ardhmen. Më ka pëlqyer shumë Broja për gjendjen fizike. Edhe Çepele, i cili është vetëm 17 vjeç, luan si të kishte shumë eksperiencë. Shpresoj të jem që t’i shoh këta lojtarë të perspektivës dhe të punoj me ta në të ardhmen. Këta lojtarë mund të luajnë nesër. Nuk e di titullar apo nga stoli. Në sulm mund të ketë ndryshime”, ka thënë Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *