Belgjika përjashton portierin e Real Madridit, Kortua largohet me arsye enigmatike

Edhe pse u shpall kampion me Realin e Madridit, Belgjika ka vendosur ta përjashtojë portjerin 28 vjeçar Thibaut Kortua. Edhe pse ky vendim ishte mjaft i papritur nga mediat botërore, asnjë shpjegim nuk u dha për arsyen e largimit të Kortuas nga kombëtarja belge. Lajmin e ka bërë vet faqa zyrtare e Belgjikës, duke përgënjeshtruar thashethemet se Kortua kishte dalë pozitiv me COVID-19.

Në një prononcim për shtypin belg trajneri Roberto Martinez është munduar të sqarojë situatën e pazakontë, duke thënë se largimi i Kortuas ishte çështje konfidenciale. “Lajmet se Tibaut ishte pozitiv me COVID-19 janë totalisht të pavërteta, ai ishte i gatshëm të luante. Por arsyeja e kthimit të tij në Madrid dhe vendimi për mos ta lejuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve janë konfidenciale”- u shpreh Roberto Martinez. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *