Chelsea duket i papërmbajtshëm këtë verë. Kur shumica e klubeve po shohin të jenë sa më të kudjesshëm për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia, blutë e Londrës nuk duken aspak të shqetësuar për këtë pjesë. Pas Ziyech, Tiago Silvës dhe Ëerner, tashmë është një tjetër gjerman që do i bashkohet skuadrës.
Kai Havertz është talenti që ka rënë në sytë e gjithë ekipeve të njohura europiane, teksa me paraqitjet e tij në radhët e Bajer Leverkusen ka bindur për cilësitë që zotëron. Megjithatë është Chelsea ai që ka fituar garën për shërbimet e 21-vjeçarit, duke “shkundur xhepat” me 90 milionë paund të ofruar.
Lojtari ka lënë grumbullimin me Kombëtaren e Gjermanisë dhe është nisur drejt Londrës, aty ku e pret e ardhmja për sezonin e ri. Havertz do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas pritet të hedhë firmën në kontratë. Për 5 vitet e ardhshme gjermani do të jetë i lidhur me Chelsea, ku do të përfitojë 310 mijë paund në javë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/