Nga Klaudio Ndreca
Zyrtarisht kemi një futbollist shqiptar që është kapiteni i Kombëtares së Zvicrës. Sigurisht që edhe më herët e kemi parë Granit Xhakën me këtë përgjegjësi, por këtë herë është i palëvizshëm. Kjo pasi Lihtshajneri u tërhoq përfundimisht nga futbolli pak ditë më parë, ndërsa mesfushori me origjinë shqiptare do të marrë shirtin e kapitenit.
Shumë diskutime të hapura në Zvicër për futbollistin që e meriton të jetë kryesori i Kombëtares, por zgjedhja është marrë tashmë. Ndërkohë vetë Granit Xhaka po e shijon së tepërmi momentin. Në një video të publikuar ku i drejtohet edhe tifozëve, mesfushori shpreh gjithë krenarinë.
“Jam jashtëzakonisht krenar që mund të luaj për vendin tim. Sidmos si kapiten, kjo është një ëndërr e madhe që bëhet realitet për mua. Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj si tifozë. Do t’ju japim kënaqësi të madhe në këto takime dhe në të ardhmen”, u shpreh Xhaka. /Sport Ekspres/
Der neue Kapitän Granit Xhaka: “Ich bin stolz, für mein Land spielen zu dürfen!” pic.twitter.com/K0QzptOVmx
— ?? Nati (@SFV_ASF) September 3, 2020