Nga Klaudio Ndreca
Ekipet e Superiores kanë shkaktuar një fortunë të madhe në turin e parë të Europës duke shkarkuar nga puna 3 trajnerë, në pesë ndeshjet e zhvilluara, duke përfshirë edhe të Tiranës ndaj Zvezdës. Fillimisht i pari u largua tekniku i Dinamo Tbilisit pas humbjes me Tiranën, për të vazhduar me trajnerin Levy të Beitar Jerusalem dhe për ta përmbyllur me Zagorcic te Slavia. Gjendja te ekipi izraelit është përjetuar më rëndë pasi nuk e prisnin kurrsesi eliminimin nga skuadra durrsake.
Mediat në Izrael kanë zbuluar edhe bisedën e presidentit Mosh Hogg, i ri në moshë, me trajnerin Levy: “Më kë lënë pa gjumë, i’u eliminoi një ekip i dobët si Teuta”. Pasi po kritikonte me zë të lartë gjithë skuadrën, trajneri Levy e kuptoi se këto ishin fjalët e shkarkimit. “Në rregull”, ishte përgjigja e fundit e teknikut që e mori mesazhin.
Menjëherë më pas do të niste një mesazh në “Whats App” tek lojtarët e Beitarit, për të njoftuar se rrugët do të ndaheshin, por ishte krenar për punën e bërë me ta. Gjendja nuk mund të qetësohej kurrsesi pasi presidenti Hogg nuk e mban vendi. Një gjobë prej 20% vjen për rrogën e muajit gusht, duke i’u bashkuar krizës që vjen nga Koronavirusi. Lojtarët kanë ngritur zërin por presidenti ka vazhduar më tej: “Këta lojtarë të pacipë që nuk kanë bërë asnjë përpjekje në fushë dhe më flasin mua për gjoba”, ishte përgjigja e marrë nga Hogg që nuk e përtyp dot lehtë faktin që u eliminua nga Europa. /Sport Ekspres/