Çudia vjen nga Napoli/ Lojtarët futen në kazanët e plehrave, klubi shpjegon arsyen

Një çudi që rrallë mund të dëgjohej vjen këtë herë nga Napoli. Lojtarët e skuadrës së njohur italiane janë parë të futen në kazanët e plehrave dhe për këtë ka foto që qarkullojnë. Diçka që ngjall kureshtje dhe habi, por që në fund ka edhe një shpjegim. Është vetë klubi që shpjegon arsyen, teksa shton se është një gjë që e bëjnë edhe skuadra të tjera. Kazanët janë të rinj dhe të pastruar 3 herë në ditë, ndërsa përdoren për të bërë krioterapi. Fakti që janë të gjerë dhe të lartë i bën perfektë për këtë lloj përdorimi.

“I përdorim kazanët e plehrave sepse janë të gjerë dhe të lartë dhe lojtarët mund të mbulohen deri mbi bel. Për më tepër përputhen me kërkesat e protokollit për Covid-19, i cili kërkon që secili lojtar të zhytet i vetëm.

jo vetëm që janë të pastër, por edhe të rinj. Nuk janë përdorur kurrë dhe pastrohen 3 herë në ditë. Nuk jemi të vetmit që e bëjmë këtë gjë. Ka edhe shumë ekipe të tjera. Nuk ishte një ide e Gatuzos”, sqaron klubi i Napolit në faqen zyrtare në “Twitter“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *