FOTO/ Dhe Mesi nuk erdhi kurrë…! Momenti domethënës i djaloshit të vogël, priti në stërvitje për idhullin

Një dashuri e madhe nëse përfundon në urrejtje, nuk mund të ketë kurrsesi përmasa më të vogla. Kjo është historia e thënë më thjeshtë mes Barcelonës dhe Lionel Mesit, teksa përplasjet nga të dy krahët kanë mbërritur në pikën që askush nuk e imagjinonte. Ylli argjentinas u kthye në ikonën e katalanasve në gjithë këto vite, por mund të largohet mes përplasjeve me drejtuesit e klubit.

Tashmë është fakt i njohur se Mesi ka paraqitur letrën e largimit te Barcelona duke qenë i sigurt se nuk e mban të lidhur me gjigandët spanjollë as një pikë në kontratën e marrëveshjes, por te katalanasit shprehen se afati për t’u larguar i lirë ka kaluar dhe tani duhet të paguhet klazuola që mbërrin në 700 milionë euro.

Një shifër e çmendur kjo e cila vetëm sa nxeh gjakrat dhe rrit përplasjen. Të dëmtuarit kryesor nga e gjitha kjo luftë janë tifozët të cilët nuk mund të bëjnë asgjë në këtë pikë, por janë të gatshëm që të japin gjithçka vetëm që Mesi të largohet. Një fotografi e mbetur ikonë tanimë është ajo e një djaloshi të vogël i cili po priste idhullin e tij që të vinte në stërvitje, duke besuar se gjithçka kishte dalë në televizior, do të ishin edhe njëherë disa mashtrime të kota dhe një ëndërr e keqe. Por Mesi nuk erdhi kurrë gjatë pritjes së tij pasi nuk ishte i pranishëm në stërvitje, duke i rritur më tepër frikën dhe trishtimit djaloshit. Epo, ja që nuk është vetëm një lojë… /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *