Zyrtare/ Tashmë është lojtar i Tiranës, klubi njofton largimin: I urojmë të arrijë sa më lart në Europa League

Tashmë gjithçka është zyrtare, Visar Bekaj është lojtari më i ri i Tiranës. Është vetë klubi i Prishtinës që e bën publik një lajm të tillë. Skuadra nga Kosova lajmëron në faqen zyrtare largimin e portierit 23-vjeçar, të cilit i uron suksese të mëtejshme me bardheblutë në Europa League.

Megjithatë Prishtina nuk ka hequr dorë plotësisht nga kartoni i tij, teksa ka vendosur të mbajë një përqindje në rast se gardiani do të shitet sërish. Tirana gjen kështu pasuesin e Ilion Likës, i cili ka 40 vite mbi shpinë. Bekaj është një nga lojtarët më premtues shqiptar dhe një blerje e tillë është një goditje e madhe për kampionët e Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit të Prishtinës:

Visar Bekaj transferohet ne? KF Tirana

Portieri i Prishtine?s nga viti 2014 i cili pe?r gjashte? vite ka regjistruar 159 paraqitje zyrtare me bardhekaltrit, do t’i bashkohet kampione?ve nga Shqipe?ria, KF Tirana.

FC Prishtina uron Bekajn qe? se? bashku me KF Tirana te? arrijnë sa me? larte? ne? UEFA Europa League.

FC Prishtina do te? vazhdoje? te? mbaje? përqindjen e saj ne? rishitjen eventuale te? kartonit te? lojtarit.

“Falënderoj klubin e zemrës FC Prishtina për gjithë kontributin në zhvillimin dhe promovimin tim profesional, në veçanti menagjmentin e klubit, stafin teknik dhe bashklojtarët. Falënderim të jashtëzakonshëm për tifo grupin “Plisat” me të cilët jam i lidhur ngushtë dhe i respektoj maksimalisht. Ju sigurojë se do të vazhdojë të përfaqësojë denjësisht vlerat e larta kulturore e sportive të qytetit tim, si dhe te klubit ku u rrita. Do të vazhdojë ende të mbajë të veshur fanellën bardhe e blu, kështu duke mos i ndërruar ngjyrat për të cilat ndihem krenar”, është ky prononcimi i fundit për klubin tonë nga kapiteni dhe zëvendëskapiteni i skuadrës sonë, Visar Bekaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online