Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë ditën e sotme një lajm të keq përpara ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Pas mungesave të lojtarëve të rëndësishëm si Muriqi dhe Zhegrova, tashmë edhe Milot Rashia nuk do të mund të grumbullohet për takimet me Moldavinë dhe Greqinë.
Këtë vendim e ka marrë klubi i Verder Bremenit, që nuk e lejon futbollistin të udhëtojë drejt Kosovës. Gjendja e pandemisë Covid-19 në Kosovë ka bërë që skuadra gjermane të frikësohet, teksa sulmuesit do i duhej të kryente karantinimin pas rikthimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/