Gjilani është përballur mbrëmjen e sotme me Apoelin e Qipros, ku humbën me shifrat 0-2 pas kohës shtesë, duke u eliminuar kështu nga Europa League. Ndeshja është zhvilluar pa praninë e tifozëe, megjithëse këta të fundit e kanë gjetur mënyrën për të mbështetur skuadrën e zemrës.
“Skifterat” janë grumbulluar në sheshin Zahir Pajaziti, ku me banerin që shkruan UÇK kanë dhënë mesazhin e pastër patriotik. “Kosova është zemra e Shqiprëisë” ishin thirrjet dhe brohorimat e tifozëve të Gjilanit, që kanë djegur edhe flamurin grek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/