Pas shumë tratativave të tejzgjatura, më në fund Milani dhe Ibrahimoviç kanë gjetur gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin. Suedezi ka firmosur zgjatjen e kontratës për 1 vit dhe tashmë është zyrtare qëndrimi i tij deri në vitin 2021. Edhe pse Mino Raiola, agjenti i lojtarit, u shpreh se lajmet që flisnin për një rinkonfirmim të sulmuesit 38 vjeçar ishin të rreme, duket se këto fjalë ishin thjesht për të rritur vëmendjen mediatike.
Ibrahimoviç u rikthye te Milani në muajin janar, ku arriti te shënojë 10 gola. Këtë vit suedezi do të lëshojë numrin 11, për të marë numrin 9, një numër i cili ka rezultuar ” i mallkuar”, që pas largimit të Filipo Inzagit, teksa lojtarë si Torres, Destro, Piatek nuk arritën të gjenin suksesin gjatë kohës që mbanin në shpatulla këtë numër. Dëshira e Ibrahimoviçit është të synojë titullin kampion me Milanin, megjithë objektivi kryesor mbetet zona Champions./Elio Hajdari-Sport Ekspres/