24 orët e fundit ishin mjaft të rëndësishme për Interin dhe trajnerin e saj Antonio Conte, pasi do të jepej vendimi final nëse 51 vjeçari do të vazhdonte të ishte në krye të pankinës apo do të largohej. Faqja zyrtare e Inter ka “shuar” të gjitha dyshimet e tifozëve, duke deklaruar se Conte ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe qëndron në MIilano.
“Klubi dhe Antonio Conte patën një takim konstruktiv të përqendruar në vazhdimësinë e kontratës, në të cilën të dyja palët ranë dakord dhe do të vazhdojnë të punojnë për projektet e Klubit”- ishte deklarata e faqes zyrtare të Interit.
Nën drejtimin e Contes, zikaltërit arritën vendin e dytë në kampionat me vetëm 1 pikë më pak se Juventusi, pozicion që nuk e kishin arritur që nga viti 2011, si dhe shkuan në finale të Europa Ligës, e cila mungonte që nga viti i largët, 1998. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/